3000 qytetarë nga Mitrovica marrin pensionet e Serbisë

Me mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur rrugët individuale për të kthyer pensionin e Serbisë në Kosovë. Por, për të arritur deri te qëllimi ata po marrin dokumente serbe dhe po paguajnë avokatë serbë.
Në një intervistë për gazeten Zëri, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, thotë se rreth 3000 qytetarë të Kosovëws në jujg të Mitrovicës jan duke marrë pensionet e Serbisë.
Ai thotë se edhe shumë të tjerë pensionistë shqiptarë pensionet e tyre i marrin në postën e Graçanicës. Sipas tij, në kohën kur jepen pensionet, numri i qytetarëve shqiptarë që presin në radhë është më i madh se i atyre serbë. Gjatë intervistës, ministri Rashiq flet edhe për ekonominë dhe papunësinë në Kosovë.
Po ashtu, Rashiq tregon edhe për arsyet e largimit të tij nga partia e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Slobodan Petroviq. /Zëri/