Serbët e veriut formojnë Kuvendin krahinor

I ashtuquajturi kryetar i Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, Marko Jakshiq ka thënë se deri në fund të javës do të formohet Kuvendi i Krahinës autonome të Kosovës.
“Ne sot, të gjitha strukturat politike të veriut, do të kemi një takim të përbashkët. Në atë takim do të duhet ta precizojmë se cilën ditë, deri në fund të kësaj jave, do të formojmë Kuvendin e Krahinës autonome të Kosovës dhe në të do t’i bartim përgjegjësitë e shtetit te Serbisë. Kjo është e drejta jonë kushtetuese”, ka thënë Jakshiq, për mediat serbe, transmeton Kosovapress..
Sipas tij, me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Serbisë kanë ‘rënë në ujë’ garancionet të cilat nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq u ka dhënë popullit, si rrëfimi se serbët do të mbajnë dokumentet personale dhe se në diplomat universitare dhe ato të shkollave do të jenë vulat e Serbisë.
“Kështu më nuk ka dhe për këtë, besojë që me këtë vlerësim pajtohen shumica e serbëve të Kosovës se marrëveshja e Brukselit është e papranueshme si dhe vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë. Midis nesh nuk do të mund të gjejnë serbë të cilët do të pranojnë marrëveshjen dhe planin e zbatimit të saj”, ka thënë Jakshiq.
Qeveria e Serbisë mbrëmë ka miratuar planin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa kryeministri i saj, Ivica Daçiq ka informuar përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Chatherine Ashton./Indeksonline/