E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suspendohet profesori i dyshuar për ngacmim seksual

Kryetari i komunës Qemajl Mustafa ka lëshuar urdhëresë për Drejtorinë Komunale të Arsimit për pezullimin e përkohshëm nga puna të arsimtarit Muhib Sahiti profesor i edukatës fizike në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se ky vendim është marrë pasi që ka bazë për dyshime se i njëjti e ka thyer kodin e sjelljes së personelit arsimor. “Pezullimi do të zgjas përderisa komisioni disiplinor i drejtoratit të arsimit të merr masën meritore disiplinore - ligjore”.

Masa ndaj Muhib Sahitit erdhi pasi që prindërit e një vajze e kishin paraqitur rastin në polici për ngacmim seksual ndaj nxënëses./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›