E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët i rikthehen bllokimit të rrugëve, EULEX dhe KFOR paralajmërojnë ushtrimin e forcës

08-09-2011 / Gazeta 55

Të gjitha rrugët në veri të Kosovës janë bllokuar rreth orës 11:00 nga serbët lokal. Sipas medias kosovare, kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Kristmir Pantic ka konfirmuar bllokimin e rrugëve. Ky veprim ka ardhur menjëherë pas aksionit të EULEX-it dhe KFOR-it në Zubin Potok. Bllokada është bërë me makinat e serbëve lokalë, vetëm një kilometër larg bllokimit të rrugës nga EULEX. Në të njëjtën kohë, KFOR-i po mbahet i bllokuar në rrugët anësore.
Forcat e KFOR-it dhe EULEX-it kanë filluar sot herët në mëngjes një aksion të ri në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok, me qëllim të hetimit për vrasjen e policit Enver Zymberaj, më 26 korrik. “Ne jemi duke vazhduar hetimet në rrugën ndërmjet Zubin Potokut dhe Zupqe. Ky hetim në vendin e ngjarjes lidhet me vrasjen e pjesëtarit të policisë më 26 korrik”- ka thënë, zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljevic.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›