BE-ja ende pa konsensus rreth Rezolutës për Kosovën

Prishtinë, 11 gusht – Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk kanë ndërtuar një qëndrim unik rreth Rezolutës që do të duhej t`i prezantohej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërkaq deri më 14 shtator, kur do të mbahet sesioni i radhës i Asamblesë së Përgjithshme, përpjekjet diplomatike për këtë çështje nuk do të mungojnë, i kanë thënë Kohës Ditore zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.
Pushimet kolektive në Bruksel e kanë zhvendosur debatin në New York. Në ndërtesën e OKB-së ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, në konsultim edhe me fuqitë e tjera vendimmarrëse, po mundohen që ta bindin Serbinë për të tërhequr propozim-rezolutën e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme, në mënyrë që të dorëzohet një rezolutë e përbashkët.
“Rezoluta e përbashkët nuk duhet të bëjë thirrje për bisedime për statusin, ajo duhet vetëm që të përshëndesë opinionin e GJND-së, i cili ka qenë i qartë”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë evropian i akredituar në Prishtinë. Më gjerësisht në numrin e sotëm të KD.