E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR e shqetësuar për shtrenjtimin e bukës

Prishtinë, 10 gusht - Aleanca Kosova e Re ka shfaqur shqetësime për shtrenjtimin e çmimit të bukës në Kosovë Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, tha në një konferencë për media se në Kosovë jetojnë më shumë se 17 për qind e qytetarëve në varfëri, prandaj shtrenjtimi i bukës do ta godas më së shumti këtë kategori.
“Ajo që është shqetësuese se Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka barë plan për të marrë masa në rast të rritjes së çmimit të bukës. Edhe në vitin 2008 e kemi pas të njëjtën gjendje dhe kjo qeveri nuk ka intervenuar”, tha Kusari-Lila, raporton RTK.
Ajo shtoi se rritja e çmimit të bukës ka ndikuar edhe në mos subvencionimin e fermerëve për ta mbjellë tokën. Kusari-Lila tha se duhet të bëhet ligji për rezervat shtetërore, sepse sipas saj, është i domosdoshëm për mbajtjen e sasisë së grurit në dispozicion të shtetit për kriza të kësaj natyre. Ajo tha se Qeveria e Kosovës nuk po mundet t’i mbrojë qytetarët e vet nga kriza dhe nuk ka planë veprimi. Kusari-Lila i rekomandoi Qeverisë që të subvencionojë prodhuesit e bukën, për mbajtjen e çmimit stabil.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›