E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët kërkojnë të zgjedhin ministritë që do drejtojnë në Kosovë

Beograd, 14 dhjetor, NOA – Kryetari i Partise se Pavarur Liberale (SLS), Sllobodan Petroviç ka deklaruar se partia e tij do te kete se paku tri mandate ne parlamentin e dale nga zgjedhjet e 12 shkurtit ne Kosove. Sipas tij SLS, per nga numri i votove te fituara ka kapercyer kufirin e dhjete mandateve te garantuara me Kushtetute.

“Presim se do te kemi me shume hapesire ne Qeveri, por me shume se kaq kush do te jete ne krye te atyre ministrive”, eshte shprehur per gazeten serbe “Politika” Petroviç.

Serbet, ka thene ai, do te kene mundesi madje te zgjedhin ndonje nga ministrite.

“Nuk dua te spekuloj per kete, por jam i sigurt se keso here do te kemi mundesi  ta zgjedhim ndonje nga ministrite. Kemi pervoje, meqe ne legjislaturen e kaluar trevjeçare kemi pasur mjaft pozicione per te cilat nuk kemi pasur njerez t’i mbulojme... Me shume do te vija theksin se cilen nga ministrite ta marrim, sesa sa sosh do t’i kemi ne dispozicion. Keshtu ka hapesire per negocim”, eshte shprehur ai.

Ai ka thene se ky sukses nuk i perket vetem SLS-se por gjithe komunitetit serb “qe ia dolem ta kapercejme numrin e dhjete deputeteve”, por sa do te jene gjithsej do te varet nga perqindja e daljes ne votime te serbeve ne gjithe Kosoven.

“Sa i perket komunitetit serb, do te kemi pozicion me te mire meqe ia kemi dale te motivojme nje perqindje te larte te bashkesise sone qe te marre pjese ne zgjedhje”, ka thene ai dhe ka shtuar se cilesia me e madhe e ketyre zgjedhjeve eshte ai se komuniteti serb do te kete “nje adrese te sakte ne te cilen do te mund te kerkoje ndihme e mbeshtetje”.

Sipas komunikates se Komisionit Qendror Zgjedhor, ne baze te rezultateve paraprake te votimit, nder partite serbe me se shumti vota ka marre Partia e Pavarur Liberale – 12.525 vota.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›