Berisha i telefonon Thaçit: Fitore e merituar e PDK

Tirane, 14 dhjetor, NOA – Nderkohe qe dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove, shpalli rezultatet e para pas zgjedhjeve te jashtezakonshme te pergjithshme, te parat zgjedhje parlamentare te mbajtura ne Kosove pas shpalljes se Mevetesise ne 17 shkurt te 2008-es, ku lista e fituesve kryesohej nga Partia Demokratike e Kosoves e drejtuar nga hashim Thaçi, ne mesdite kryeministri Sali Berisha ne nje bisede telefonike ka uruar Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaçi per zhvillimin paqesor te zgjedhjeve dhe fitoren e PDK-se. Gjate bisedes telefonike e bere publike ne faqen zyrtare te qeverise, shefi i qeverise mesohet ta kete pershendetur perzemersisht homologun kosovar per zhvillimin paqesor dhe te qyteteruar te zgjedhjeve, po edhe per fitoren e merituar ne zgjedhjet e se dieles.
Kryeministri e pergezoi kryeministrin e Kosoves edhe per te gjithe kontributin e tij, per zgjidhjen ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e vendit te te gjithe problematikes se krijuar dy muajt e fundit ne Kosove.
Kryeministri Berisha u shpreh se ne te gjitha keto zhvillime fitoi Kosova dhe demokracia e saj.
Nje dite me pare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kryesuar nga Valdete Daka shpalli rezultatet e zgjedhjeve te para parlamentare ne Kosove, ku Partia Demokratike e Kosoves kishte marre 33.5 perqind te votave, Lidhja Demokratike e Kosoves kishte dale e dyta ne renditje me 23.6 perqind te votave, levizja “Vetevendosje” e Albin Kurtit kishte fituar 12.2 perqind, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e Ramush Haradinaj mori 10.8 perqind, Aleanca Kosova e Re e Rexhep Pacollit fitoi 7.1 perqind, dhe Lidhja Demokratike e Dardanise 3.3 perqind, ndersa partia Fryma e Re ne fund te renditjes mori 2.2 perqind te votave te zgjedhesve.
Edhe pse PDK e Thaçit nuk mberriti te marre shumicen e duhur te votave qe do ta lejonin te krijonte e vetme qeverine sikunder jane shprehur kreret e kesaj partie PDK do te beje koalicion me partite e vogla.
Edhe pse opozita ne Kosove i kontestoi zgjedhjet per parregullsite e shfaqura vezhguesit e BE-se kane deklaruar se zgjedhjet u mbajten konform standardeve dhe se BE eshte e kenaqur me procesin zgjedhor te se dieles.
mit/NOA