Akuza për trafik organesh, sot seanca në Prishtinë
Prishtine, 14 dhjetor, NOA - Shtate kosovare paraqiten sot para nje paneli gjykatesish te BE-se ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine pasi dyshohet se jane te perfshire ne nje rrjet te trafikimit te organeve.
Prokurori i BE-se, Xhonatan Rejtel ka deklaruar se te shtate personat, perfshire edhe nje zyrtar te Ministrise se Shendetesise, ishin pjese e nje rrjeti nderkombetar te tregtimit te organeve.
Ata ballafaqohen me akuza duke u nisur nga trafikimi i personave, deri te ushtrimi i paligjshem i aktiviteteve mjekesore dhe abuzimi i pushtetit.
Asnjeri nga ta nuk eshte ne paraburgim ndersa dy te dyshuar te tjere te rrjetit, nje turk dhe izraelit, mbesin ne arrati.
Gjykatesi Vitor Pardal do te vendose ne seancen degjimore nese do te vazhdohet me tej me rastin.
a.k/NOA