E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa konteston rezultatet e zgjedhjeve dhe kritikon Thaçin

Prishtine, 14 dhjetor, NOA - Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa, ka kontestuar rezultatet e para te publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Ai tha se ka dyshime te bazuara ne perqindjen kaq te larte te prezantuar ne favor te Partise Demokratike te Kosoves.

Mustafa tha se LDK-ja do ta kontestoje rezultatin nese ne totalin e votave numerohen edhe ato qe vijne nga komunat Skenderaj dhe Drenas, ku kane dale te votojne me shume se 90 per qind te atyre qe kane te drejte vote.

Ai kritikoi edhe kryetarin e partise rivale, Hashim Thaçin, per faktin se "deklaroi fitoren para se KQZ-ja t'i shpallte rezultatet".

Nje veprim i tille, sipas tij, kishte rrezikuar sigurine e qytetareve, duke shkelur njekohesisht rregullat zgjedhore.

LDK-ja ka deponuar edhe disa ankesa te Paneli per Ankesa dhe hapat e tjere te partise, sipas Mustafes, do te varen edhe nga vendimet qe do te merren ne kete institucion zgjedhor.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›