E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, përdhunohet 9-vjeçarja

Një vajzë e mitur ka rënë pre e dhunës seksuale gjatë së dielës në fshatin Kolonjë në qytetin e Lushnjës.
Policia bëri të ditur se vajza e mitur kishte dalë nga shtëpia për të blerë bukë dhe më pas është mashtruar nga tutori i saj, duke i dhënë para.

Pas kësaj, 9-vjeçarja është dhunuar seksualisht pasi ishte gënjyer për disa orë. E mitura është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ku po merr mjekimin e duhur, ndërkohë që ajo do të këshillohet edhe nga psikolog për shkak të traumave që mund të ketë pësuar.

Ende nuk dihet autori i ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›