E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk kthente dot borxhet, vetëvaret 60-vjeçari

Tiranë

Një 60-vjeçar ka zgjedhur t’i japë fund jetës duke kryer vetëvrasje, pasi nuk mund t’u kthente borxhet disa personave. Ngjarja ndodhi dje në mesditë dhe policia tha për gazetën “Shqip” se shtetasi Altin Haxhiaj, 60 vjeç, u vetëvar në ballkonin e banesës së tij në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë. Ekspertët që shkuan në vendngjarje kryen hetimet, nga ku arritën në përfundimin se vetëvrasja ka ndodhur për shkak të borxheve që viktima u kishte disa personave. Dyshimet rreth kësaj piste lindën pasi në banesë u gjet në letër lamtumire ku Haxhiaj shpjegonte arsyet e vetëvrasjes. Hetuesit thanë se ndër rreshtat e letrës ishte dhe kërkesa për familjarët “Ju lutem paguani borxhet e mia”, duke shtuar aty dhe emrat e personave të cilëve u kishte marrë lekë borxh, por nuk dihet asgjë rreth shumës që duhet t’u shlyhet borxhlinjve. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›