E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët kundër arrestimit në Zubin Potok

BEOGRAD-Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristic ka konfirmuar se policia e EULEX-it ka arrestuar Jevro Pantelicin nga kjo komunë.

Misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka njoftuar sot se me asistencën e trupave të KFOR-it, ka arrestuar një person, që dyshohet se është i përfshirë në krim të organizuar.

“Për ne kriminelë janë ata që shesin drogë dhe armë, dhe paraqesin rrezik për sigurinë, e të tillë nuk ka në rrethinën e Ibrit”, tha Ristic, i cili e ka vlerësuar të papranueshëm arrestimin.

Ai ka thënë se për serbët është e papranueshme që të paguajnë tatim për shtetin e Kosovës.

EULEX ka njoftuar se arrestimi është bërë si rezultat i hetimeve të kryera rreth krimit të organizuar, kontrabandës me karburante, shmangies së tatimit dhe shmangies mashtruese të taksave të importit dhe akcizës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›