Stefanovic: S'jemi pajtuar të bisedojmë vetëm çështjet teknike
BEOGRAD- Për Beogradin ekziston mundësia e bisedimet për të gjitha temat, dhe jo vetëm ato teknike. Kjo ka qënë deklaratë e bërë për mediat serbe e shefit të ekipit negociator të Serbisë me Kosovën, Borislav Stefanovic.
“Është tërësisht e pasakt që të dyja palët, siç thuhet në Prishtinë, janë pajtuar që të bisedojnë vetëm rreth çështjeve teknike, nuk është e vërtetë as që ky ka qenë parakushti për ne, për këtë dialog”, ka thënë kryenegociatori serb, Stefanovic.
Ai ka vazhduar më tej duke thënë se është e kuptueshme mënyra se si Prishtina, e paraqet këtë dialog në aspektin terminologjik mirëpo kjo nuk është e vërtetë.
Stefanovic ka reaguar ndaj deklaratëve të shefes së delegacionit kosovar, Edita Tahiri se të dy delegacionet që në fillim të dialogut janë pajtuar që të bisedojnë vetëm për çështje teknike. Tahiri ka thënë se Beogradi, megjithatë, po bënë përpjekje që ta shtyjë këtë dialog më shumë nga karakteri politik.
(e.m/koha/BalkanWeb)