KE: Rruga e Serbisë në BE kalon nga Kosova
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka deklaruar sot se anëtarësimi i Serbisë në bllokun evropian nuk mund të bëhet pa pasur një përmirësim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
Mediat kosovare bëjnë me dije se zyrtarët evropian, kanë përkujtuar se fqinjësia e mirë është një ndër kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian
“Serbia duhet që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të mundur anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kjo është ndër kriteret e fqinjësisë së mirë në rregullat e Kopenhagenit për anëtarësim”,- ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Butler.
Ndërkohë për momentin sipas mediave vendase mbetet e paqartë se cfarë nënkuptohet me ‘normalizim’.
Disa zyrtarë të BE-së të janë shprehur se fjala “normalizim” nuk ka aspak kuptim të qartë dhe se ajo nënkuptohet si duan njerëzit.
Të tjerë mendojnë se Serbia dhe Kosova të njihnin njëra tjetrën, si mënyrën më të mirë për të zhbllokuar hyrjen e të dy vendeve në BE sepse Serbia e cila ka gjasa të hyjë e para, do të përdorte të drejtën e vetos brenda BE-së kundër Kosovës.
Trakti i Lisbonës thotë se zgjerimi i BE-së përkatësisht pranimi i anëtarëve të rinj bëhet vetëm me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.
Vendet e BE-së aktualisht janë të ndara në dy blloqe dhe se ato ende nuk kanë qëndrim të qartë dhe unik se çfarë do të duhej të ndodhte midis Serbisë dhe Kosovës, rreth statusit të pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që këto dy vende të hyjnë në BE.
(e.m/koha/BalkanWeb)