E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët mbajnë të bllokuar rrugën Rashkë-Prishtinë

Një veturë e EULEX-it është sulmuar me koktej molotovi dhe gurë mbrëmë pas mesnatës, në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës.

Kohavizion citon zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, të ketë thënë se nga sulmi nuk ka pësuar askush. Hoti theksoi se dyshohet se në këtë sulm kanë marrë pjesë dhjetë persona të maskuar.

Njësitë e Policisë së Kosovës, stacioni në veri, kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet, ndërsa deri tash askush nuk është arrestuar për rastin. Ndërsa, për shkak të arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX-it, vazhdon të jetë e bllokuar magjistralja për në Zveçan. 
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›