Shpërthimi në Bulqizë, mjekët: Një nga minatorët është rëndë

Vazhdon të jetë në rrezik për jetën një prej minatorëve i cili u plagos në minierën e Bulqizës.Sipas mjekëve të spitalit amerikan, Hajri Koçi vazhdon të jetë në gjëndje të rëndë ndërkohë që është Stabilizuar gjendja shëndetësore e dy minatorëve Zaim Perkola dhe Basri Toska që mbetën të plagosur për shkak të shpërthimit të gazit metan në minierë. Aktualisht të tre minatorët ndodhen nën kujdesin e ekipit mjekësor të Spitalit Amerikan.
Nëna e të plagosurit Zaim Perkola shpjegon momentin e marrjes së lajmit të shpërthimit në minierë. Mite Perkola tregon se djali i saj punon në minierë që prej 20 vitesh.
Nga shpërthimi në minierën e Bulqizës mbetën të plagosur 8 persona ndërkohë që një prej tyre humbi jetën. Aktualisht puna në minierën e Bulqizës është ndërprerë deri në marrjen e një vendimi tjetër prej sindikatës së minatorëve.