Serbet me maska sulmojne shqiptaret
MITROVICE - Nje grup serbesh te maskuar kane sulmuar fizikisht dje ne mesdite, nje grup punetoresh shqiptare dhe rome qe gjendeshin duke punuar ne anen veriore te Lumit Iber ne Mitrovice. Zedhenesi i policise ne Mitrovice, Besim Hoti, i tha radios DW se lendime kane pesuar tre persona. "Rreth 30 punetore shqiptare dhe rome, te cilet ishin duke pastruar Lumin Iber ne kuader te nje projekti te USAID-it, jane sulmuar nga nje grup serbesh te maskuar. Tre punetore kane pesuar lendime trupore dhe ata kane kerkuar ndihme mjekesore ne shtepine e shendetit ne Mitrovice", tha zedhenesi Besim Hoti. Sipas tij, lendimet nuk jane shkaktuar nga armet e zjarrit, por nga te rrahurat edhe pse, ne kohen e incidentit jane regjistruar te shtena armesh. Zedhenesi Hoti, thote se gjate nates se shkuar nuk eshte shenuar ndonje incident ne veri te Kosoves, mirepo ai njofton per demtimin e disa veturave te misionit EULEX nga persona te panjohur.
Reagon Thaci
Sulmet ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, qe kane ndodhur ne veri te Kosoves, ne afersi te vendkalimit kufitar ne Jarinje, i ka denuar dje kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. Ai tha se pas fillimit te implementimit te marreveshjes per ceshtjen e doganave ne vendkalimet kufitare 1 dhe 31, dhe pas situates se krijuar me venien e barrikadave nga strukturat ilegale dhe kriminale, ka ndodhur ajo qe nuk do duhej te ndodhte, qe ekstremistet te sulmojne KFOR-in dhe autoritetet e EULEX-it. "Dhuna nga ana e Qeverise se Republikes Kosoves ka qene, eshte dhe do te mbetet gjithmone e denueshme. Sot ne emer te qeverise, institucioneve dhe qytetareve te Kosoves, i ftoj qytetaret serbe atje, qe te tregojne vullnetin e tyre me te mire per bashkepunim, per integrim, vullnetin per jete te re, demokratike, per ndertimin e Kosoves se re e te perbashket", ka deklaruar Thaci.
Nuk ka kthim prapa
Shefi i ekzekutivit ka perseritur qendrimin e institucioneve te vendit, se nuk do te kete kthim prapa sa i takon gjendjes ne veri, pavaresisht asaj se cka do te ndodhe. Kryeministri eshte shprehur po ashtu se KFOR-i dhe EULEX-i jane ne sherbim te te gjithe qytetareve, e jo vetem te nje etnie. "Qeveria e Kosoves do te beje gjithcka qe t'u ofroje jete me te mire, kudo qe jetojne ne kete kuader edhe ne veri, ne menyre qe te ndryshoje jeta per te mire, te kete investime ne te gjitha sferat", eshte shprehur Thaci, duke thene se institucionet e vendit do te vazhdojne t'iu sherbejne te gjithe qytetareve dhe do t'iu pergjigjen kerkesave te tyre, por fillimisht tha ai duhet te kete rend dhe ligj. Thaci ka deklaruar po ashtu, se autoritetet e rendit do te vazhdojne me largimin e barrikadave. "Do te vazhdohet me heqjen e barrikadave, nuk do te kete pengese qe do te mund te bllokoje venien e rendit dhe ligjit edhe ne ate pjese te territorit te Republikes se Kosoves. Pra, e ardhmja i takon integrimit dhe komunikimit te ndersjelle dhe ne asnje rrethane bllokadave dhe mentaliteti bllokues", u shpreh Thaci.