Arvizu: Shtyrja e statusit, rrjedhoje e bojkotit te PS Rozeta Rapushi
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu, fajesoi dje klasen politike, si pergjegjese per mundesine e mosmarrjes se statusit te vendit kandidat muajin e ardhshem. Ndersa vleresoi si inkurajues faktin qe opozita ka propozime specifike tashme per dialog, sic eshte paketa prej dhjete pikash e propozuar dy dite me pare nga kreu socialist Edi Rama.
Integrimi
Diplomati amerikan renditi problemet qe ne kete vit partite kane sjelle, ne vend qe te ecin para me integrimin e vendit, duke evidentuar edhe bojkotin dy vjecar te opozites ne institucione. "Mendoj se te gjitha palet kane pergjegjesi. Di qe disa njerez thone se opozita me bojkotin e saj, mbajti peng progresin. Mendimi im modest eshte se bojkoti afatgjate ishte kunder-produktiv. Nuk mendoj se ky bojkot ndihmoi axhenden. Por, mendoj se i takonte edhe mazhorances qe te krijonte kushtet per te ftuar opoziten ne dialog. Flasim gjithmone per kompromis, por nuk eshte vetem faji i opozites. Sigurisht qe mendoj se opozita ka pergjegjesi", u shpreh qarte Arvizu. Ne kete kuader, Ambasadori Amerikan kerkoi dialog dhe bashkepunim mes paleve per te cuar perpara reformat ne funksion te ecurise ne procesin e integrimit te vendit. "Ashtu sic eshte shprehur edhe shefi misionit te OSBE/ODIHR-it, Jonathan Stonestreet, eshte e rendesishme te ecet perpara duke mos humbur kohe, pasi eshte humbur shume kohe ne dy vitet e fundit. Njekohesisht, gjerat nuk mund te realizohen neser apo patjeter javen e ardhshme, pasi gjerat qe behen pa konsensus do t'i perkeqesojne gjerat. Megjithate duhet te jete nje ceshtje emergjente, pasi eshte shperdoruar shume kohe", theksoi diplomati.
Paketa e PS
Propozimet e bera nga Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama disa dite me pare, prej dhjete pikash, Ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone, Aleksander Arvizu, i vleresoi si inkurajuese. "Mendoj se eshte inkurajuese qe Partia Socialiste ka pergatitur nje liste prej 10 idesh apo kushtesh, varet si i cileson ato, pasi nuk eshte ne doren time te komentoj mbi cilesimin specifik. Por mendoj se eshte inkurajuese qe ka propozime specifike qe perbejne bazen per dialog apo debat. Nuk mund te jap komente mbi secilen prej 10 pikave. Por shpresoj se perben bazen per diskutim dhe per te ecur perpara, ku procedurat dhe rregullat e parlamentit, perbejne nje pike te rendesishme", keshilloi diplomati pas seminarit te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes me te zgjedhurit vendore. Sipas tij, tashme mbetet vetem qe dy partite e medha politike, te vendosin se si do te ecin perpara dhe kete duhet ta vendosin shpejt. Arvizu tha se shpreson qe bisedimet te nisin sa me shpejt dhe ato te ecin perpara.
Ambasadori flet per viziten ne Slloveni
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, foli dje edhe mbi viziten e tij ne Slloveni. Por kete here, kreu i diplomacise amerikane i parapriu edhe pyetjeve mbi axhenden dhe takimet qe do te zhvilloje, duke e sqaruar viziten e tij. "Do te nisem per te qendruar ne Slloveni kater dite per nje konference. Dua t'i them te gjitheve, se jam duke shkuar ne Slloveni jo per takime sekrete me Fatos Nanon, Frank Uisneri-n apo John Uithers-in. Eshte nje konference rajonale nga ku do te pyes koleget e mi nga Kroacia dhe Sllovenia, se cilat ishin kushtet ne keto vende dhe si u realizua ecja perpara ne axhenden e reformave, dhe mbase ata kane per te me pyetur cfare po i ndalon reformat te ecin perpara ne Shqiperi", reagoi dje Arvizu.