PBDNJ, minoriteteve: Mos u regjistroni Rozeta Rapushi
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, i beri thirrje dje te gjithe minoritareve qe te bojkotojne procesin e regjistrimit te popullsise. Apeli i bere gjate dites se djeshme nga kryetari i OMONIA-s, Vasil Bollano dhe shoqatave minoritare, u konfirmua dje per gazeten "Koha Jone", nga kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule. "Absolutisht po! Minoritaret nuk duhet te marrin pjese ne regjistrimin e popullsise, pasi nuk u shperben aspak problemit te tyre", u shpreh Dule. Madje, sipas tij, nje gje e tille pothuajse u evidentua edhe ne interpelancen qe ai zhvilloi nje jave me pare me Ministrin e Inovacionit Genc Pollo ne Kuvend, ku sqaroi problemet qe kane minoritaret dhe kerkoi llogari mbi ligjin per censusin. Dule shtoi se apeli behet per te gjithe minoritaret, dhe se ata duhet ta bojkotojne, pa diskutuar aspak mbi pasojat qe mund te sillte kjo ne ligj. "Nuk na intereson aspak, pasi regjistrimi i popullsise nuk zgjidh problemet e minoritareve", rikonfirmoi Dule. Nderkohe qe perfaqesuesit e minoritetit ne vendin tone, OMONIA, aleanca maqedonase, shoqata serbo-malazeze, dhe shoqata e vlleheve nga selia e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, thane se nuk e njohin procesin e regjistrimit te popullsise, duke argumentuar se ky proces synon reduktimin e minoriteteve ne Shqiperi. Ata e quajten ligjin per censusin, regjistrimin e popullsise dhe te banesave, si nje regjistrim statistikor qe ka per qellim tkurrjen artificiale te minoritareve. Ndaj ata ne kete deklarate u bene thirrje te gjithe minoritareve te mos marrin pjese ne te. Ne emer te PBDNJ-se Vasil Bollano, ishte ai qe e beri kete thirrje. "Ne konkludojme, se ky regjistrim nuk ka per qellim evidentimin real te pjesetareve te minoriteteve, por perkundrazi tkurrjen e tyre statistikore artificiale dhe perligjjen ne kete menyre te politikave te regjistrimit komunist ne lidhje me to. Ne deklarojme se nuk e njohim ate proces dhe as produktin e tij. Ne perfaqesuesit e minoriteteve etnike dhe etno-kulturore, u drejtohemi anetareve tane qe te mos perfshihen ne nje census qe nuk i sherben zgjidhjes se problemeve aktuale, por shtimit dhe konfliktimit te metejshem te tyre", tha dje Bollano, duke ju drejtuar minoritareve. Sipas te dhenave zyrtare, pakica kombetare me e madhe qe jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise, eshte pakica greke. Popullsia e saj, sipas te dhenave nga Regjistrimi i Pergjithshem i Popullsise dhe i Banesave i vitit 1989, eshte 58.758 banore. Pjesa derrmuese e saj jeton ne jug te vendit. Ndersa minoriteti Maqedonas ndodhet i perqendruar ne zonen e Prespes dhe popullsia aktualisht perbehet nga 418 banore. Gjithashtu, ne vend eshte minoriteti Serbo-Malazez, Rom, Egjiptian dhe Arumun.
LIGJI
Nenet qe penalizojne
Neni 4
Detyrimi per t'u pergjigjur
Te gjithe shtetasit, shqiptare dhe te huaj, me perjashtim te personelit diplomatik te akredituar ne Shqiperi, te cilet ne castin e regjistrimit ndodhen brenda territorit te Republikes, jane te detyruar te japin saktesisht te dhenat e kerkuara per regjistrimin, per vete dhe per te afermit e tyre.
Neni 20
Kundervajtjet
Cdo shkelje e rregullave te parashikuara ne nenet 4 dhe 9 perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe nga 10.000 deri ne 20.000 leke.
LIGJI
Nenet qe penalizojne
Neni 4
Detyrimi per t'u pergjigjur
Te gjithe shtetasit, shqiptare dhe te huaj, me perjashtim te personelit diplomatik te akredituar ne Shqiperi, te cilet ne castin e regjistrimit ndodhen brenda territorit te Republikes, jane te detyruar te japin saktesisht te dhenat e kerkuara per regjistrimin, per vete dhe per te afermit e tyre.
Neni 20
Kundervajtjet
Cdo shkelje e rregullave te parashikuara ne nenet 4 dhe 9 perben kundervajtje administrative dhe denohet me gjobe nga 10.000 deri ne 20.000 leke.