Goda: Diabeti dhe tensioni vrasin zemren ngadale
Dita Boterore/ Intervista, Dr. Prof. Artan Goda tregon per kujdesin semundjeve kardiovaskulare. Zemra shkakton numrin me te larte te vdekjeve ne vend
Parandalimi i semundjeve kardiovaskulare eshte keshilla e pare e mjekut te njohur Dr. Prof. Artan Goda. Per te, ne vendin tone, pothuajse gjysma e popullsise mbi 50 vjec, vuan nga semundjet e zemres dhe ajo qe eshte me e rendesishme dhe vlen te theksohet, eshte se sot duhet te kemi nje jete te shendetshme. Mjeku u ben apel qytetareve qe te permiresojne menyren e jeteses dhe te ushqyerit, te cilat ndonese ecin paralel me modernizimin e shoqerise, shkojne ne kah te kundert, persa i perket shendetit. Jane disa faktore qe nderhyjne fuqishem, sic eshte perdorimi i ushqimeve te teperta, jeta sedentare, si dhe disa zakone te gabuara. Edhe stresi i jetes vjen duke u shtuar me rritjen e ritmit te jetes ne kohet moderne, ndaj ka edhe shtim te rasteve me paciente qe vuajne nga zemra.
Ne nje interviste per "Koha Jone", mjeku i njohur tregon se cilat jane menyrat per te parandaluar semundjen dhe si paraqitet situata ne vendin tone.
Profesor, si paraqitet situata e semundjeve kardiake ne vendin tone, edhe sa te perhapura jane ato?
Semundshmeria kardiovaskulare eshte me e larta, me nje diference shume te madhe ne krahasim me gjithe semundshmerite e tjera, te organeve te ndryshme. Te dhenat dhe studimet tregojne se semundshmeria kardiovaskulare eshte mbi gjysmen e te gjitha diagnozave ne teresi. Kjo semundje ka nje tendence gjithmone e ne rritje, per shkak te faktoreve qe vijne nga jeta moderne, ku bejme pjese edhe ne. Ne te njejten kohe, kjo semundshmeri e larte shoqerohet edhe me nje vdekshmeri te larte, e cila ze vendin e pare padyshim, ne raport me arsyet e tjera qe sjellin vdekshmerine e popullates.
Pak kohe me pare eshte dhene nje alarm qe semundjet e zemres po prekin edhe 20 apo 30-vjecaret. Pse kemi nje ulje te moshes, a ka nje arsye?
Une do te thoja se ky nuk eshte problemi me i rendesishem. Kam pershtypjen se ky eshte nje alarm i ekzagjeruar. Kjo eshte nje semundje qe prek njerezit ne dekaden e peste apo te gjashte te jetes se tyre. Sigurisht qe rastet jo shume te zakonshme jane ato nen keto dekada. Ajo qe mund te them eshte se jane shtuar disi, per arsye te rritjes se ritmit te jetes, por nuk e perben kjo problemin kryesor, pasi numri i tyre eshte shume i kufizuar ne raport me ushtrine e madhe te pacienteve qe vuajne nga semundjet e zemres, pikerisht ata te moshes 50 vjec e lart. Per keta te fundit, duhet nje vemendje me e perqendruar, shoqeruar kjo me te gjitha mundesite per te ndihmuar sa me mire edhe ne kohe, pacientin e semure nga zemra.
Profesor, pergjithesisht rastet ne vendin tone jane raste te lindura apo te fituara gjate jetes?
Ne Shqiperi ka paciente te cilet semundjet e zemres i kane te lindura, por keto perbejne nje numer minimal te semuresh, dhe ne pergjithesi keto zgjidhen qe ne moshen pediatrike. Konsiderohet qe 0.8 per qind e lindjeve shoqerohen me vese te lindura, dhe problematike jane me pak se gjysma e tyre. Keto probleme zbulohen qe ne femijeri dhe normalisht korrigjohen ne kete moshe. Kur diskutojme per nje mortalitet te larte te semundjeve kardiovaskulare, diskutojme per ato semundje te zemres dhe te eneve te gjakut te fituara, te cilat vijne gjithmone duke u rritur nga shkaqe konkrete. Keto kane te bejne me ndryshimin e stilit te jeteses se shoqerise te koheve te sotme.
Mortaliteti eshte i lidhur me kapjen e semundjes ne stad te avancuar apo ndonje faktor tjeter?
Mortaliteti lidhet me rendesine e organit ne radhe te pare. Te gjithe e dime qe zemra eshte organi kryesor per funksionimin e organizmit, por per fat te mire eshte edhe organi me i thjeshte, qe te jep mundesi te zgjidhesh shumicen derrmuese te problemeve, por qe duhet te arrihet ne kohe. Problemet ne zemer vijne kryesisht nga demtimi i eneve te gjakut qe ushqejne muskujt e zemres, qe jane enet koronare, te cilat ne finale prodhojne infarktin e miokardit, me gjithe pasojat e rrezikshme qe ai ka. Problemi eshte qe ne shumicen derrmuese te rasteve, duhet te arrihet perpara ngjarjes se infarktit, por nese ky ndodh, problemi zgjidhet ne kohe. Keto zgjidhje bejne te mundur korrigjimin total te problemit dhe bejne te mundur qe pacienti te shkoje te kontribuoje ne pune, familje, shoqeri dhe kudo.
Sa ndikon menyra e te ushqyerit ne keto lloj semundjesh?
Deri tani kam folur per zgjidhjet e rasteve te semura, por me e rendesishme eshte te flasim per rastin e parandalimit. Parandalimi kushton me pak per shoqerine, per sistemin shendetesor, per familjen, se sa zgjidhja e ngjarjes, kur ajo eshte duke ardhur ose ka ardhur. Parandalimi konsiston ne disa parime baze te stilit te jeteses, te cilat per fat te keq jane deformuar ne te gjitha shoqerite qe vijne drejt nje mireqenieje me te madhe. Me i akuzuari qartesisht eshte duhani, jeta sedentare, ushqimet e bollshme me yndyrna me origjine shtazore, hipertensioni, i cili kap mbi 40 per qind te popullates mbi 40 vjec. Po keshtu, edhe semundja e diabetit eshte nje problem ne mbare popullaten boterore, ashtu si dhe ne Shqiperi. Ne nuk dallojme ne raport me shoqerite e zhvilluara apo ne zhvillim ne kete drejtim. Ne duhet te jemi me aktive ne parandalimin e ketyre semundjeve, jo vetem nepermjet sektorit te shendetesise, por edhe te gjithe shoqerise. Edukimi fillon qe nga bankat e shkolles, vazhdon me te gjitha organizmat e ndryshme per te "edukuar" njerezit qe te jetojne ne menyre te shendetshme, qe ne te kemi me pak semundje, qe ne te kemi me pak nderhyrje, dhe kjo perkthehet ne jete me te gjate dhe te shendetshme, e me kualitet jetese. Te gjitha keto realizohen edhe me sanksione ligjore. Une pershendes vendimin e Ministrise se Shendetesise, e cila ka tentuar te vendose rregulla te tilla per ndalimin e duhanit ne ambientet publike. Por me i rendesishem eshte edhe ndergjegjesimi i individeve per pasojat qe sjellin veset. Shume e rendesishme eshte edhe menyra e te ushqyerit, ku duhet te spostohemi drejt ushqimeve tradicionale, te perbera nga frutat dhe perimet. Kjo eshte dieta mesdhetare, e cila rekomandohet per te gjithe popujt e Evropes Qendrore dhe Veriore. Ne kete e kemi, duhet vetem ta zbatojme.
Shkaktaret e semundjeve te zemres
Pirja e alkoolit ne sasi te medha
Sasia e duhanpirjes
Ushqyerja e pabalancuar
Mbipesha
Menaxhimi i keq i stresit
Tensioni i larte i gjakut
Niveli i sheqerit ne gjak
Kolesteroli i larte