E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyrja e votimit Topalli: Opozita, dem integrimit Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se perpjekjet per bashkepunimin me opoziten per realizimin e reformave, nuk do te mungojne, por per sa i perket zgjedhjes se Presidentit vitin e ardhshem, do te zbatohet kushtetuta e miratuar me konsensus te plote politik. Ne qendrimin e saj, pas seances te se enjtes, ku nuk u miratuan projektligjet qe kerkonin 3/5 e votave, Topalli nuk u kursye aspak ne akuzat dhe kritikat ndaj opozites, qe sipas saj, shtyu votimin e projektligjeve te rendesishme per integrimin e vendit. "E enjtja ishte nje dite e trishtueshme dhe vendit iu be nje dem i madh. Per mua, personalisht, dhe per te gjithe shqiptaret, besoj ka qene nje dite e trishtueshme. Opozita, duke bllokuar keto ligje, ne fakt i ka bere nje dem tjeter te madh vendit, pas dy vitesh qe i beri permes bojkotit dhe bllokut te Parlamentit, dhe zhvillimeve te metejshme te Shqiperise", tha Topalli ne lidhje me mosdhenien e votes se deputeteve socialiste ndaj projektligjeve qe kerkonin 3/5 e votave ne Kuvend. Sipas saj, ne vend te ketij qendrimi, vendi duhet te shohe perpara per nje Shqiperi drejt Evropes. "Brenda tre diteve, kemi tri raporte te fundit, te cilat flasin per kapercim te rendesishem, per transparencen, per kompetitivitetin dhe rritjen ne fushen e investimeve te huaja, ne fushen e eksporteve. Perpjekjet tona nuk do te rreshtin kurre per te qene te hapur me opoziten, per te bashkepunuar brenda rendit kushtetues, dhe per te marre me seriozitetin me te madh cdo propozim qe ata sjellin", beri te qarte Topalli. Nderkohe qe e pyetur edhe per proceduren e zgjedhjes se kreut te shtetit vitin e ardhshem, Kryetarja e Kuvendit, tha se nenet e Kushtetutes per kete ceshtje jane te miratuara me pelqimin e te dyja forcave politike. "Dua t'ju ftoj te gjithe ju, qe te lexoni dispozitat kushtetuese per zgjedhjen e Presidentit dhe do te gjeni se keto jane dispozita konsensuale. Pra, jane e kunderta e dispozitave bllokuese apo destruktive. Dispozita e zgjedhjes se Presidentit eshte dispozite konsensuale", theksoi ajo. Debatet mes dy forcave politike jane thelluar me tej, pas seances se te enjtes, ku ne Kuvend nuk u mund te miratoheshin projektligje qe kerkojne 3/5 e votave te deputeteve. Per rrjedhoje, mazhoranca kerkoi shtyrjen e projektligjeve edhe per nje tjeter jave, me shpresen se ato do te mund te votohen ne seancen plenare te se enjtes se ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›