Serbët nuk betohen në Parlamentin e Kosovës
Përfaqësuesit e zgjedhur serbë për Kuvendin e Kosovës thonë se nuk do t`i shmangen proçedurës së dhënies së betimit në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit. Por, ata kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë proçedurë.
Sllobodan Petrovic, lider i Partisë së Pavarur Liberale, e cila në Kuvendin e Kosovës do të ketë tetë deputetë, thotë se për përfaqësuesit e kësaj partie, dhënia e betimit për t`u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës nuk është asgjë e re, duke pasur parasysh se një gjë e tillë tashmë ka ndodhur në mandatin e kaluar.
Rada Trajkoviq, përfaqësuese e Listës së Përbashkët Serbe, e cila në Kuvendin e Kosovës do të ketë katër deputetë, nuk e sqaron krejtësisht se cili do të jetë veprimi i deputetëve të kësaj liste gjatë proçedurës së dhënies së betimit.
Procedura e betimit për t`u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës është e rregulluar sipas nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës.
Sipas ligjit, ata që nuk bëjnë betimin, nuk mund të jenë deputetë në këtë kuvend.
Por, Trajkovic thotë se dhënia e betimit nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës nuk nënkupton që ata po u betohen institucioneve të shtetit të pavarur të Kosovës.
Petrovic e sheh si periferike çështjen e dhënies së betimit në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës.
Me pjesëmarrjen në proçesin zgjedhor, bashkësia serbe në Kosovë, përmes subjekteve politike, ka siguruar 13 përfaqësues në Kuvendin e Kosovës.