Serbët paralajmërojnë radikalizim të protestave

Kryetari i Shoqatës së bizneseve të Zubin Potokut, Ratomir Bozhoviq ka paralajmëruar të hënën një takim të udhëheqësve të bizneseve ku pritet marrja e vendimit për radikalizimin e protestave.
“Pasi që deri më sot nga EULEX-i nuk është përgjigjur askush seriozisht për zgjidhjen e kërkesave tona, që të ndalen me arrestimin dhe maltretimin e qytetarëve vetëm për arsye se nuk do të integrohen në të ashtuquajturat institucione të pavarura dhe të paguajnë detyrimet e shtetit të Kosovës, jemi të detyruar që sa më shpejt të bllokojmë edhe atë rrugën alternative të cilën e përdorin përfaqësuesit e EULEX-it në Bërnjak”, ka thënë Bozhoviq.
Ai shtoi se secili veprim do të jetë mirë i planifikuar dhe se do të koordinohen për çdo gjë me kolegët nga veriu i Kosovës, pasi që qëllimi i protestës nuk shkakton çrregullim, por një zgjidhje të përhershëm të problemit