E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i Kosovës është çështje e mbyllur

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 18:00

Kosova ka bërë përparim të sigurt. Kështu ka vlerësuar ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në debatin e fundit në Bundestagun gjerman kushtuar Kosovës.

Debati u mbajt në fundjavë, ndërsa Westerwelle ka kërkuar nga deputetët gjermanë zgjatjen e mandatit për ushtarët e Bundeswehrit në Kosovë, raporton RTK’ja. Qeveria gjermane, ka thënë ai, përsërit se statusi i Kosovës dhe çështja e kufijve në Ballkanin Perëndimor është plotësisht e mbyllur.

“Kush thotë se në Kosovë vitin e fundit janë bërë pak ndryshime, sipas pikëpamjes së Qeverisë gjermane, ai thotë gjysmë të vërteta. Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën vitin e kaluar, edhe pse u desh të përsëriteshin në disa zona, ato u mbajtën dhe rrodhën përgjithësisht të qeta. Këto zgjedhje u bojkotuan në veriun e Kosovës, por me këtë bojkot, serbët para së gjithash dëmtuan veten. Por kështu nuk vepruan serbët në Jug të Kosovës, ku pjesëmarrja e tyre ishte shumë e lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme”, ka thënë Westerwelle.

Duke folur për konsolidimin e shtetit të ri, ai ka përmendur dorëheqjen e dy presidentëve për një kohë të shkurtët, duke theksuar me këtë ilustrim respektimin e Kushtetutës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›