Serbët rrahën mes vete

(E plotësuar) Rojet e urës mbi lumin Ibër dhe organizatorët e protestës së biznesmenëve serbë, sot në mesditë janë rrahur mes veti.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se rrahja ka ndodhur rreth orës 11 e 20 minuta dhe në të kanë qenë të përfshirë disa persona.
Nuk është raportuar për të lënduar dhe për shkaqet e këtij incidenti.
Për t’i ndarë serbët nga rrahja, ka reaguar edhe Policia e Kosovës që vepron në veri. Mirëpo pavarësisht këtij intervenimi, toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë, ka thënë për Indeksonline se nuk kanë pranuar ndonjë informacion që ka pasur ndonjë rrahje./V.K /Indeksonline/
---------
Tri protesta po mbahen në të njëjtën kohë në veri të Mitrovicës.
Në Rudare, Jarinje dhe në Lagjen e Boshnjakëve, janë mbledhur grupe biznesmenësh serbë të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre karshi institucioneve të Kosovës, kinse kanë shkelur marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, IBM.
Toger Besim Hoti, zëdhënës rajonal i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar por Indeksonline se, protesta ka filluar rreth orës 10:00 dhe pritet të përfundoj në orën 12:00.
Sipas tij, në vendet ku po protestohet, rrugët janë mbyllur për qarkullim të automjeteve./Indeksonline/