Serbët sërish bllokojnë pikën kufitare në Bërnjak

Serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar edhe sot rrugën magjistrale, që shpie për në pikën kufitare në Bërnjak, duke ndaluar kolonën e makinave në të cilën ishin pjesëtarët e EUEX-it dhe të Policisë kufitare të Kosovës, raporton RTK.
Sipas mediave serbe protestuesit thonë se do të lejohen të kalojnë të gjitha automjetet, përveç atyre që transportojnë doganierët dhe policët e Kosovës. /Indeksonline/