E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët sërish vendosin bllokada në rrugë

Disa qindra serbë të fshatit Zubq në komunën e Zubin- Potokut, rreth orës 19:00, kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste, pasi sipas tyre, ka pasur informacione se policia se bashku me KFOR-in do të kryejnë disa arrestime në atë pjesë që lidhen me hetimet për ngjarjet e fundit që ndodhën me djegien e pikës 1 dhe vrasjen e policit Enver Zymberi.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për mediat kosovare se bllokada është aktualisht e vendosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›