Zjarri rrezikon fabrikën e ujit në Badoc

Fabrika e përpunimit të ujit në Badoc është rrezikuar të përfshihet nga flakët sonte në mbrëmje, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë malin që gjendet afër, ka raportuar KTV-ja.
Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e punëtorëve dhe më pas edhe e zjarrfikësve ka evituar rrezikun, dhe fabrika ka mbetur e paprekur. Mbi 10 hektarë janë përfshirë nga zjarri, që besohet se ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta.