Zhvillohet sot ceremonia e inaugurimit të Ivanov
Shkup-Sot do të bëhet ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri të Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov, i zgjedhur nga populli, kryesisht maqedonas në muajin mars. Në mesditë, Ivanov do të betohet para Parlamentit të vendit, duke mbajtur edhe një fjalim. Në këtë ceremoni, do të jenë të pranishëm shumë personalitetet dhe diplomatë, mes të cilëve edhe presidenti shqiptar Bamir Topi, si dhe ai serb Boris Tadiç, presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, Bullgarisë Georgi Pervanov dhe Malit të Zi Filip Vujanoviç.
Në këtë ceremoni në mënyrë tradicionale do të ndodhë pranim-dorëzimi i funksionit në kabinetin e presidentit të deritanishëm Branko Cërvenkovski. Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri nuk është ftuar presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Televizioni Sitel i afërt me qeverinë bëri të ditur mbrëmë se Sejdiu është njoftuar nëpërmjet telefonit për arsyet e mos ftesës, për shkak të mos vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës. P residenti i Kosovës Sejdiu më 22 maj pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoni, si një nga presidentët e parë të ftuar nga presidenti Ivanov.