E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët u përçanë

Nga Express më 15 dhjetor 2010 në ora 20:00

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka deklaruar se në Kosovë ka dy realitete, njëra në jug, e tjetra në veri të lumit Ibër. Sipas tij, serbët në jug të Ibrit jetojnë të rrethuar nga shqiptarët dhe deshën s’deshën duhet të bashkëpunojnë me institucionet shqiptare.

“Mirëpo, në veri të Kosovës ekziston mjedisi kompakt serb dhe serbët s’kanë kurrfarë kontakti me institucionet e Kosovës”, është shprehur Bogdanovic.
Ai ka thënë se Prishtina i ka shfrytëzuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë për t’i futur në grindje serbët e Kosovës.

“Fakti se serbët në jug të Ibrit kanë dalë në zgjedhje përkundër rekomandimit të Qeverisë së Serbisë, nuk do të thotë se vullneti i mirë i tyre ka ndonjë domethënie për Prishtinën”, ka vlerësuar ai, duke shtuar se Prishtina “synon t’i grindë serbët në çfarëdo mënyre”.

Bogdanovic ka theksuar se sipas të dhënave nga terreni, nuk mund të pohohet se shumica e serbëve kanë votuar për Partinë e Pavarur Liberale. “Kur të vidhni, mund të thoni se keni fituar sa të dëshironi. Dihet se çfarë ka ndodhur në Shtërpcë e Graçanicë”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›