Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë rihter godet Greqinë
ATHINË- Një tërmet nënujor me magnitudë 5,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet e gadishullit jugor të Peloponezit në Greqi, sipas informacioneve të shtypit pa shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Tërmeti ndodhi rreth orës 11:23 GMT në rreth 236 kilometra në jugperëndim të Athinës dhe rreth 15 kilometra përballë bregut Methoni, në Peloponez.
Greqia njihet për aktivitetin sizmik më intensiv se asnjë vend tjetër në Evropë.
(ma.ar/BalkanWeb)