E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, 62-vjeçari vret djalin e 12 persona të tjerë

SERBI- Në vendin Velika Ivança, ndërmjet qyteteve serbe Mladenovac dhe Topolla, një person me armë zjarri ka vrarë 13 persona, gjashtë burra, gjashtë gra dhe një foshnjë.

Ai së pari kishte vrarë djalin e tij e pastaj sulmin e vazhdoi me fqinjët. Lubisha B. (62 vjeçar) ka shtënë me armë zjarri duke vrare 13 persona, njofton TV serb Pink.

Pas kësaj ai ka qëlluar gruan dhe veten, ndërsa të dy kanë mbetur të plagosur.

Detaje të tjera nuk bëhen të ditura, ndërkohë që hetimet e policisë vijojnë.

(m.a/kd/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›