E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshëngritje, Shqipëria kërkon të organizojë Euro 2014

TIRANË - Shqipëria synon të organizojë kampionatin europian të peshëngritjes për vitin 2014. Federata Shqiptare e Shtangës ka nisur lobimin në bordin drejtues të Federatës Europiane, ndërsa në Tiranë ka mbërritur edhe sekretari i përgjithshëm i saj Marino Erkolano Kasadei.

Pas një takimi me zëvendës ministrin Dashnor Bajaziti, presidenti Esat Ademi bëri të ditur se rivalja kryesore e Shqipërisë në këtë garë është Polonia. “Unë kam marrë OK-in e bordit në Kazan të Rusisë dhe mendoj se do të na jepet e drejta”, tha ai.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Marino Erkolano Kasadei, u shpreh se Shqipëria dha një imazh të mirë me Europianin e vitit 2008 në Durrës. “Mendoj se do të kemi mundësinë të shohim këtu në Tiranë rreth 250 atletë dhe 150 trajnerë nga 35-40 vende të Evropës, ndërsa do të kemi një transmetim 23 orë në ditë live nga Eurosporti”. Vendimi për Europianin 2014 në peshëngritje do të merret në shtator.

(a.h/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›