E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi Gjokovic në bluzë flamurin shqiptar? Jo, është fotomontazh

Një fotografi e çuditshme qarkulloi gjatë këtyre ditëve të fundit në internet, ku ylli i tenisit botëror, serbi Novak Gjokoviç shfaqet me flamurin shqiptarë të ngjitur mbi bluzë.

Novak Gjokoviç në ndeshjen kundër gjermanin Tomy Haas në kuadër të turneut të Wimbledon-it, është paraqitur me një bluzë ku është vendosur shqiponja kuq e zi, njofton portali kroat, neës-bar.hr. Fotoreporteri në këtë portal tha se kishte vërejtur diçka të pazakontë nën logon e sponsorit dhe kishte përdorur objektivin e tij më të madh për ta kapur atë detaj.

Më pas kur e ka zmadhuar në kompjuter, ka vërejtur se bëhej fjalë për emblemën shqiptare. Por një sy i stërvitur dallon qartë se bëhet fjalë për fotomontazh. Rrudhat në bluzë nuk konfigurohen tek emblema që shfaqet me vete si e parrudhosur dhe ky ishte dyshimi i parë që të besojmë se bëhej fjalë për një truk.
Më poshtë dhe fotoja origjinale e Gjokovic. 

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›