Rekord i ri, Shqipëria ngjit 1 vend në renditjen e FIFA-s
TIRANË-Shqipëria nuk ndal ngjitjen në renditjen mujore të FIFA-s. Për muajin korrik kuqezinjtë e shohin veten një vend më lart në klasifikimin përkatës, në të 37-tin me 689 pikë, duke vendosur një rekord të ri, ashtu sikurse ka bërë në fakt edhe në tre muajt paraardhës.
Vetëm në muajin e shkuar, kombëtarja e Shqipërisë ka vijuar të ngjisë sërish shkallë, duke vendosur tjetër rekord në këtë drejtim. Nga vendi i 43-të për muajin maj, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biazi e panë veten të 38-t për qershorin, me 690 pikë, një sukses që erdhi një ditë para kualifikueses me Norvegjinë, e barazuar 1-1 në Tiranë. Nëse i referohemi kësaj renditjeje në katër muajt e fundit, vërejmë ngjitjen si me “ashensor” të kombëtares shqiptare të futbollit. Fillimisht, në prill vendosëm një rekord historik, duke ngjitur 16 vende njëherësh dhe pozicionuar të 48-t në botë, pastaj në maj kemi superuar edhe 5 vende të tjera. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për qershorin, çka shënon një sukses të padiskutueshëm në llojin e vet, sepse vendin e 38-të (as të 43-tin, sa ishim në maj, as të 48-n, sa ishim në prill) as mund ta kishim ëndërruar më parë.
Tashmë jemi të 37-t, ndërkohë që rivali ynë i fundit në kualifikueset e “Botërorit 2014”, skuadra norvegjeze, është ngjitur me 4 vende për muajin korrik, duke u pozicionuar e 25-ta me 801 pikë, ndërsa Zvicra, kryesuesja e grupit tonë kualifikues, mban vendin e 16-të, me 987 pikë, duke humbur dy pozicione në krahasim me dy muajt pararendës, radhazi. Sllovenia, me të cilën ballafaqohemi në shtator, është e 45-ta në këtë renditje dhe ka ngjitur 10 vende njëherësh, cka dshmon se ky rival është bërë i rrezikshëm tashmë në Grupin E kualifikues. Rekordi i renditjes së kuqezinjve para katër pozicioneve më të larta të katër muajve të fundit ishte vendi i 50-të, i arritur në prill-maj 2011, në kohën kur drejtoheshim nga Josip Kuzhe. Kombëtarja pati fituar një super-ndeshje (paçka se jo me shumë gola) ndaj Bjellorusisë, çka i dha shumë pikë. Më pas, kombëtarja kuqezi njohu vetëm ulje, aq sa në tetor, nëntor, dhjetor 2012, shkuam në vend të 84-t. Nga ky moment nisi ngritja, me arritjen deri në rekordin aktual, vendin e 37-të për muajin korrik 2013.
Menjëherë pasi është publikuar kjo renditje, ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook edhe trajneri italian i kuqezinjve, Xhiani De Biazi, që ka lënë këtë status: “Ngjitja vazhdon. Shqipëria e 37-ta në renditjen e FIFA-s! Faleminderit djema!”
Vlen të evidentohet fakti se Shqipëria ka parakaluar edhe Serbinë, e cila gjendet katër vende më poshtë. Sa i përket renditjes së përgjithshme, në “Top 10″ ka disa ndryshime. Spanja vazhdon të mbetet e para, ndërsa e shoqëron Gjermania. Kolumbia ka bërë ngjitjen më të madhe. Nga vendi i 7-të, kolumbianët tani janë të tretët në listë. Edhe Italia ka përparuar me dy vende, duke u pozicionuar e shtata.
Në “Top 10″ janë futur Brazili dhe Belgjika, ndërkohë që Anglia dhe Ekuadori nuk gjenden më në mesin e dhjetë më të mirëve.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)