E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Parlamenti rezolutë: Prishtina fajtore për situatën

BEOGRADI- Kuvendi i Serbisë miratoi mbrëmë një deklaratë për Kosovën, e cila “dënon të gjitha llojet e dhunës në Kosovë” dhe  bën thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës të shkaktuar sic thuhet nga “akti i njëanshëm i Prishtinës për ndërhyrje në veri”. Gjithashtu kërkohet vazhdimi i dialogut.

Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që të “gjykojë cdo veprim të njëanshëm që rrezikon dialogun”.

Miratimit të deklaratës i parapriu një debat 10-orësh. Deputetëve iu drejtua edhe presidenti serb, Boris Tadiç, i cili tha se "detyrë e Serbisë është që të sigurojë paqen."

Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të kthejë gjendjen e mëparshme në Kosovë para se të ndërhynte njësia speciale e policisë ROSU për të futur nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
(s.g/rel/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›