E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia heq vizat për vendet e BE-së

 

SHKUP- Që prej ditës së sotme të gjithë qytetarët e vendeve anëtare në BE mund të hyjnë në Maqedoni vetëm me letërnjoftim. Lajmai është konfirmuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme maqedonase dhe vjen pasi Parlamenti maqedonas miratoi ligjin për të huajt që është harmonizuar me legjislaturën e BE-së.

Sipas këtij ligji, hiqen vizat për 20 shtetet të cilat ndodhen në listën e ashtuquajtur të bardhë të BE-së dhe për shtetasit e rreth 100 shteteve tjera të cilat posedojnë viza valide Shengen. Për një periudhë të shkurtër kohore në Maqedoni, pa viza mund të udhëtojnë edhe shtetasit e Malajzisë, Indonezisë, Singaporit, Karaibeve, Amerikës Jugore dhe Tajlandës dhe disa shtete të tjera.

Maqedonia sipas paralajmërimeve të fundit nga Brukseli, pret që në vitin 2009, qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

(s.g/Ina/ BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›