E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, shtyhet gjyqi ndaj Perishic, gjyqtarët presin OKB-në

 

HAGE-  Gjykata e Hagës shtyn gjykimin e ish kreut të armatës jugosllave për rolin e tij në mizoritë në Bosnje, përfshirë masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës.

Një zëdhënëse e Hagës tha se gjykimi është shtyer, pasi gjykatësit e përfshirë në cështje po presin një miratim formal nga OKB, në mënyrë që të vazhdojnë me procesin. Nuk është bërë e ditur data e re e gjykimit.

Mbi Momçillo Perishic rëndojnë 13 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga vartësit e tij.

Perishic iu dorëzua gjykatës në vitin 2005 dhe është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet edhe me burg të përjetshëm.

(s.g/Europaelire/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›