E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia nuk ekstradon Kadijevicin

 

MOSKE- Prokuroria shtetërore e Rusisë refuzon ti dorëzojë Kroacisë ish- ministrin jugosllav të Mbrojtjes Velko Kadijevic.

Në krye të ushtrisë jugosllave në vitin 1991, Kadijevic akuzohet për përfshirjen e tij gjatë luftimeve në Vukovar. “Nuk ekstradojmë Kadijevic dhe për këtë kemi informuar autoritetet e Zagrebit që në muajin mars”- shprehet përfaqësuesi zyrtar i prokurorisë ruse

Sipas saj në përputhje me ligjet ruse, mbi refugjatët, Kadijevic ka marrë statusin e refugjatit në Rusi në vitin 1993. “Kadijevicit i është dhënë në gusht nënshtetësia ruse, ndërsa kushtetuta ruse ndalon ekstradimin e qytetarëve rusë shteteve tjera”- tha zyrtari rus. Ambasadori kroat në Rusi Bozho Kovaçevic tha për agjensinë e lajmeve ruse Interfax se ministria kroate e Drejtësisë ka kërkuar nga autoritetet ruse ekstradimin e Kadijevicit, por përgjigja nuk ka arritur ende.
(s.g/Europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›