E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy: Internetivektor i fuqishëmi lirisë së shprehjes

PARIS- Presidenti francez, Nicolas Sarkozy pohoi sot se interneti ishte kthyer në një vektor të fuqishëm të lirisë së shprehjes, duke cituar rolin e tij në revolucionet në Tunizi dhe Egjipt.

Presidenti francez u shpreh në hapje të G8-s së internetit, ku gjigantët e këtij sektori janë mbledhur në Paris. Diskutimet e E-G8-s, që do të vazhdojnë deri nesër, pritet të përfshijnë edhe samitin e G8-s në Deauville, të enjten dhe të premten.
Sipas Nicolas Sarkozy, popujt e vendeve arabe i treguan botës se interneti nuk i përkiste shteteve, opinioni ndërkombëtar mundi kështu të konstatojë se interneti ishte kthyer për lirinë e shprehjes në një vektor të një fuqie të paparë.

Ai u bëri thirrje aktorëve të Rrjetit të angazhohen në një dialog të përgjegjshëm me qeveritë. "Interneti është kthyer në shkallë besueshmërie për demokracitë ose në shkallë turpi për diktaturat", vlerësoi ai.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›