E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, korrupsioni më i shtrenjti në rajon

SHKUP- Niveli i korrupsionit në Maqedoni është më i ulët në Evropën Juglindore, mirëpo qytetarët e Maqedonisë paguajnë korrupsionin më të lartë.

Duke cituar një zbulim një studim të SHBA mediat vendase bëjnë me dije se niveli i korrupsionit në Maqedoni sipas këtij hulumtimi është 6.2 për qind, por qytetarët e këtij vendi paguajnë çmime të larta për korrupsion.

Në bazë të këtij hulumtimi, mjekët janë më të korruptuarit në rajon. Mbi 57 për qind e të anketuarve kanë theksuar se kanë korruptuar një mjek për shërbime të caktuara mjekësore. Në vendin e dytë për më të korruptuarit janë policët.

Ndërkohë, listën e vendeve më të korruptuara në Evropën Juglindore e kryeson Bosnjë-Hercegovina, me 20.7 për qind.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›