Serbi/ Recesioni arrin në 3.4 për qind gjatë 2009-ës
Guvernatori i Bankës qendrore të Serbisë, Radovan Jelasiç u shpreh sot për një recesion ekonomik prej 3,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2009, e ndjekur nga një rimëkëmbje e lehtë në tremujorët e dytë ose të tretë të vitit 2010. "Presim rezultate më inkurajuese deri në fund të vitit dhe vlerësimi ynë është që rënia e PBB-së do të jetë 3,6 për qind në vitin 2009", deklaroi Jelasiç në një konferencë shtypi.
Banka qendrore rishikoi kështu me ulje vlerësimin për recesionin, për të cilin parashikonte se do të arrinte në rreth 6 për qind. Kjo shifër prej 3,6 për qind e dhënë nga Jelasiç afrohet me vlerësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Një delegacion i fondit vlerësoi në fillim të javës në Beograd se recesioni në Serbi do të jetë 4 për qind të PBB-së në vitin 2009. "Presim që PBB-ja të rritet në tremujorin e dytë, jo më vonë se i treti i vitit të ardhshëm", bëri të ditur Jelasiç.
FMN-ja parashikon një rimëkëmbje modeste në vitin 2010 në Serbi, me një rritje prej 1,5 për qind, deklaroi të martën në Beograd Albet Jaeger, shefi i delegacionit të FMN-së. FMN-ja e shtyu për në tetor akordimin e transhit të dytë të huasë prej 2,9 miliardë eurosh për Beogradin, duke pritur nga autoritetet serbe hollësi lidhur me mënyrën se si vendi parashikon të luftojë defiçitin buxhetor.
Beogradi ka njoftuar se parashikon të zvogëlojë shpenzimet publike, sidomos në administratë dhe ndërmarrjet shtetërore.