OBSH: Arrin në 2 387 numri i të vdekurve nga gripi i derrave

Gripi i derrave ka shkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 2,837 personave në të gjithë botën, por ndërkohë nuk po shfaq më forma të rënda të sëmundjes si më parë dhe virusi H1N1 nuk ka pësuar ndryshime, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Agjencia e OKB-së për shëndetin publik botëror po vëzhgon nga afër virusin, i njohur gjerësisht si virusi i gripit të derrave, për të zbuluar çdo ndryshim të mundshëm të tij, që do të ishte një sinjal se sëmundja do të bëhej më vdekjeprurëse. "Nuk ka asnjë perceptim se virusi ka ndryshuar", deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Gregory Hartl në një konferencë shtypi. "Numri i rasteve fatale po rritet, pasi po rritet edhe numri i personave të prekur nga virusi", shtoi ai.
Më shumë se 250 mijë raste të sëmundjes janë konfirmuar në të gjithë globin, por sipas OBSH-së kjo shifër është shumë më e ulët se numri i rasteve të vërteta. OBSH-ja u ka ndaluar 193 vendeve të saj anëtare të raportojnë raste individuale të gripit të derrave. Në raportin e saj më të fundit më 28 gusht, agjencia e OKB-së për shëndetin bënte të ditur për vdekjen e të paktën 2,185 personave, që do të thotë se 652 persona të tjerë kanë humbur jetën nga kjo sëmundje vetëm gjatë javës së fundit.
Virusi i gripit të derrave mund të infektojë 2 miliardë njerëz, ose një të tretën e popullsisë së botës, sipas përllogaritjeve të OBSH-së.
"Në skenarin më të mirë të ditëve të sotme, do të vazhdojmë të kemi në qarkullim një virus jo shumë të rëndë, që mendohet se mund të shkaktojë vdekjen e miliona njerëzve në të gjithë botën", deklaroi në një konferencë tjetër shtypi.
Gripi i derrave, që u shpall pandemi globale më 11 qershor, deri tani ka shfaqur simptoma të lehta dhe ka shkaktuar kryesisht vdekjen e personave me probleme të tjera shëndetësore, si astma.