Brown: Britania, nuk do të largohet nga Afganistani
Kryeministri britanik Gordon Brown, mundësitë e rizgjedhjes të të cilit janë zbehur nga sulmet ndaj politikës së tij lidhur me Afganistanin, deklaroi sot se vendosja e paqes në Afganistan do ta shndërronte Britaninë e Madhe në një vend më të sigurtë.
Brown është vënë nën shënjestrën e opozitës konservatore, medias dhe gjeneralëve në pension, të cilët e akuzojnë për vënien në rrezik të jetës së ushtarëve britanikë në Afganistan, duke mos u vënë në dispozicion helikopterët dhe mjetet e tjera të blinduara për t'i shpëtuar nga shpërthimet e zakonshme të bombave atje. Britania ka dislokuar 9 mijë trupa që luftojnë kundër talebanëve, kontingjenti më i madh ushtarak në Afganistan pas atij të Shteteve të Bashkuara.
Sondazhet tregojnë se kundërshtimi i opinionit publik ndaj luftës në Afganistan po shtohet, veçanërisht pas vdekjes së 50 ushtarëve britanikë gjatë katër muajve të fundit. Humbja e mëtejshme e ushtarëve në Afganistan do të dëmtonte pozitat e Brown në zgjedhjet e ardhshme të qershorit, që pritet të fitohen nga Konservatorët.
Brown justifikon praninë e trupave britanike në Afganistan duke shpjeguar se tre të katërtat e komploteve terroriste në Britaninë e Madhe, e kanë origjinën nga zonat malore të Afganistanit dhe Pakistanit.