Serbi-Shqiperi nje histori e pafund urrejtjeje
Nuk ishte djegia e flamurit kuqezi ne Xhenoa rasti i pare i shfaqjes se urrejtjes patologjike te serbeve kunder shqiptareve.
Para kater vitesh Igli Tare atehere sulmues i Lacios u zi me grushte me serbin Sinisa Mihajlovic Me tha shqiptar m... Ish-sulmuesi i kombetares shqiptare Igli Tare ka qene protagonist edhe ne nje sherr me ish-mbrojtesin serb te Interit Sinisa Mihalovic. Dy futbollistet u zune me grushte ne tunelin e dhomave te zhveshjes ne pushin te ndeshjes se Kupes se Italise Lacio-Inter. I pyetur rreth incidentit Igli Tare pranonte konfrontimin me fjale. Ne fakt ky futbollist ka pasur gjithnje tendencen per ti fyer shqiptaret kur i eshte dhene mundeia sic ndodhi edhe me mua. Sherri nisi qe ne fushen e lojes ne pjesen e pare kur Mihajlovic me shau albanese di merda fjale te cilat te gjithe shqiptaret i dine. Une nuk e durova kete fyerje dhe i thashe qe keto te mi thoshte ne tunel kur te hynim ne dhomat e zhveshjes ne pushim te dy pjeseve. Aty gjakrat u nxehen ofendimet ishin te dyanshme aq sa ne nje moment e kapa prej fyti dhe e godita ka shpjeguar me pas ne ate kohe per mediat shqiptare Igli Tare. Ceshtja e pavaresise se Kosoves vazhdon te jete objekt diskutimi dhe ne boten e sportit. Notarit serb Milorad Cavic ju hoq medalja ne Kampionatin Europian te notit te vitit 2008 e qe u zhvillua ne ne Eindhoven te Holandes. Serbi u shkualifikua nga garat e metejme te Kampionatit Evropian per shkak se ne ceremonine e ndarjes se medaljeve ka veshur nje bluze ne te cilen shkruante Kosova eshte Serbi. Komisioni i Disiplines i Federates Europiane te Notit ne nje mbledhje urgjente e cilesoi kete veprim te notarit serb si nje veprim te qarte politik. Federata e Notit e Serbise gjithashtu u denua me 7.000 euro gjobe. Gjithashtu notarit serb i eshte hequr dhe medalja e fituar ne disiplinen e 50m flutur.
17 arrestime ne Itali 5 ne Serbi
Policia serbe tha se kishte arrestuar pese fansa gjate nates menjehere pas kthimit te tyre ne vend nderkohe qe ka premtuar te marre aksione ligjore ndaj 17 qe u ndaluan ne Itali. Se pari ne duhet te shohim se ceshtja do te perfundoje ne Itali dhe me se cfare shkeljesh do te ngarkohen ata perpara se te marrim masat tona ne Serbi - tha ministri i Brendshem serb Ivica Dacic per agjencine e lajmeve beogradase Beta. Policia do te investigoje se si keta njerezi ishin te afte te blinin bileta - tha ai.
Cfare ndodhi ne ndeshje
Gjate ndeshjes Itali-Serbi e nderprere ne minuten e gjashte 1600 tifozet serbe te vendosur ne sektorin e miqve ne stadiumin Marasi jane treguar kafshe te verteta. Dhjete minuta perpara se te fillonte ndeshja Itali-Serbi e vlefshme per kualifikueset e Euro 2012 nisi edhe hedhja e fishekzjarreve ne sektorin verior atje dhe ku ishin vendosur tifozet italiane. Kjo me pas ka provokuar edhe ne kaos te jashtezakonshem dhe trazirave te serbeve ne Marasi te Xhenoas e nisur me 35 minuta me vonese dhe e nderprere pas vetem gjashte minutash per hedhjen e shumte te fishekzjarreve te rrezikshem.
Ultrasit dogjen flamurin shqiptar
Ne takimin kunder Italise per eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 ultrasit serbe dogjen publikisht ne stadium flamurin shqiptar. Nje shenje e zakonshme cmendurie por deshperimi te pafund qe ka mberthyer serbet.
Fansat kuqezinj dogjen flamurin serb
Te marten ne oret e vona te mbremjes tifoze shqiptare dogjen ne shenje proteste flamurin serb si kunderpergjigje e aktit te paturpshem te tifozeve serbe gjate ndeshjes Itali-Serbi e qe beri xhiron e botes.
14 Tetor 2010