Individi ne kerkim te ekuacionit social
Gezim TUSHI
Cfare po ndodh me keto marredhenie ne shoqerine shqiptare
Jane vertete epokale dhe e pakrahasueshme ndryshimet qe po ndodhin ne shoqerine shqiptare te kohes sone. Pavaresisht defekteve dhe problemeve me te cilat natyrshem po shoqerohet procesi i liberalizimit dhe modernitetit te jetes ne shoqerine tone pavaresisht zigzageve dhe vecorive nacionale te ketij procesi social ne thelb ne shoqerine tone jane duke u arritur disa standarde qe jane konstante te pandryshueshme te qyteterimit modern. Ne thelb ato jane pasqyrim sintetik dhe sinkretik i faktit qe njeriu konkret njeriu i pervecem por dhe njeriu si i tille ne shoqerine tone perfundimisht ka dale nga kafazi i hekurt i ideologjise qe ushqeu shoqerine totalitare duke ecur i sigurt ne liri. Ne kete kontekst problemet qe ndeshim ne jeten tone kontradiktat qe shfaqen midis njeriut dhe shoqerise ne ndertimin e marredhenieve midis tyre ne fund te fundit tregojne se me ne fund jemi ne fazen e qyteterimit kur njeriu nuk eshte mjet me te cilin shoqeria ne menyre pasive mekanike dhe deterministe mund te realizoje qellimet e saj.
Ka ndryshuar radikalisht perceptimi realiteti dhe e verteta e marredhenieve te njeriut te kohes sone ne raport me kerkesat dhe imperativat e reduktuara sociale te shoqerise ne te cilen jetojme. Pikerisht ky ndryshim qe eshte duke ndodhur ne shoqerine tone kjo permbysje e thelle e raporteve tradicionale te dimensionit te personalizuar te njeriut ne raport me shoqerine ka sjelle ndryshimin epokal ne ekuacionin social te lidhjeve midis tyre. Po kalojme me shume shpejtesi nga tipologjia e shoqerise e vjeter qe vendoste shoqerine perpara dhe individin pas dhe gjithnje ne funksion te saj ne shoqerine me natyre liberale ne te cilen njeriu tenton te behet qenie me identitet dhe sa me e pavarur nga kondicionet mekanike dhe relacionet deterministe te shoqerise mbi te. Ky eshte shkaku kryesor qe pse sot ndihemi te tronditur pse jemi te shqetesuar per kete permbysje te raporteve tradicionale midis njeriut si qenie konkrete dhe shoqerise si strukture makro-sociale. Por megjithate duhet te pranojme se ne kete proces te ri-dimensionimit te marredhenieve te njeriut me shoqerine jane duke ndodhur shume dukuri sociale kontroversale qe here vine nga moskuptimi i impertivit te ndryshimit te roleve dhe raporteve te shoqerise me individin ne kete ekuacion te ri social dhe here te tjera nga deformimi subjektiv dhe anarkist i ketij raporti. Pikerisht per arsye te shikimit te njeanshem te ketij raporti themelor qe ka te beje me marredheniet e njeriut me shoqerine duket qarte qe jane shkak qe ne shoqerine tone tani me shume se kurre ka shume probleme serioze dhe shqetesuese qe kane te bejne me nevojen jo vetem te kuptimit te drejte por edhe rivendosjen normale e demokratike te marredhenieve te shoqerise me individin duke rindertuar ekuacionin social sipas parametrave te shoqerise moderne.
Te dhenat dhe faktet sociale te ndryshimeve qe kane ndodhur ne jeten tone te perditshme na tregojne sociologjikisht por dhe vertetojne ne trajte empirike se shpesh natyra karakteri dhe marredheniet individit me shoqerine shpesh here jane keqkuptuar keqinterpretuar dhe shperpjesetuar Shume here deri ne nivele kritike. Ne ndertimin e marredhenieve te reja te njeriut me veten dhe shoqerine ka shperpjesetime ne permasa te tilla asociale qe te duket se marredheniet e njeriut me shoqerine tone jane jashte cdo kriteri social. Kjo eshte arsyeja pse ne jeten tone te perditshme ka kaq shume shqetesime serioze qe jane ndikuese edhe ne jeten individuale te njerezve tane por sidomos jane me pasoja evidente ne organizimin e jetes se perditshme dhe mirefunksionimin e shoqerise ne teresi. Natyrisht ne kohen moderne edhe ne shoqerine tone do te ndryshonin patjeter marredheniet klasike dhe raportet tradicionale te njeriut me veten shoqerine dhe te tjeret. Keto raporte dhe marredhenie midis individit si individualitet i vecante dhe shoqerise se konceptuar si totalitet social tashme kane ndryshuar radikalisht ne shoqerine tone. Por ato njeheresh jane duke u komplikuar se tepermi.
Keto marredhenie kane tronditur bazamentin social te shoqerise dhe kane deformuar ne shume raste edhe thelbin dhe natyren e marredhenieve te individit me te gjithe strukturat sociale qe funksionojne ne shoqerine tone. Tipologjia e ketyre marredhenieve ka ndryshuar sepse ka ndryshuar natyra e shoqerise dhe e njeriut ne te njejten kohe. Me sa duket keto marredhenie qe dikur kane qene te qarta nga qe kane qene te perecaktuara ne shoqerine tradicionale shqiptare tashme jane duke u reformuar madje rindertuar ne frymen e modernitetit dhe sipas parametrave tipike te shoqerise moderne. Njeriu i dikurshem i shoqerise tone qe individualisht ishte plasteline ne duart e shoqerise dhe nga pikepamja sociale nje atom social per te ndertuar shoqerine mase apo njeriun turme pa sovranitet dhe individualitet tashme eshte bere subjekt i forte me invidium dhe identitet te percaktuar me motive te personalizuara dhe thelbesisht njerezore qe shfaqen gjithnje e me shume te personalizuara te ndara nga qellimet dhe synimet e te tjereve dhe te shoqerise doemos.
Ne kete kontekst mendoj se duhet te jemi te kujdesshem kur bejme analizen e situates se ndryshimit te tipologjise se lidhjeve midis shoqerise shqiptare qe po behet moderne dhe natyres se njeriut qe po behet cdo dite e me shume njeri individualist. Ca me teper kur perpiqemi te ri-interpretojme marredheniet midis tyre qe realisht jane te bazuar ne nje filozofi te re liberale dhe qendrojne te mbeshtetura ne platformen sociale te individualizmit si thelb dhe thelbin e modernitetit. Gjerat kane ndryshuar dhe nuk kane asnje ngjashmeri me marredheniet e shoqerise dhe individit qe kane ekzistuar ne shoqerine tradicionale shqiptare te se kaluares. Nese situaten do ta veshtrojme drejt pa paragjykime dhe me ne thellesi nga pikepamja sociale do te kuptojme qarte qe njeriu i kohes sone per shkak te rrethanave te jetes eshte bere qenie qe synon te jetoje sa me individualisht qe me cdo kusht te jete i dallueshem nga te tjeret por dhe sa me i pavarur nga shoqeria i vetemjaftueshem per te plotesuar qellimet dhe deshirat individuale.
Kjo filozofi liberale qe eshte ushqim i shpirtit te njeriut te lire ka diktuar ndryshime te thella ontologjike ne natyren e njeriut tek i cili ka filluar te shfaqet bujshem nje konstante e re e jetes personale ne thelbin e se ciles eshte kristalizimi i ndjenjes se zgjeruar te cinteresimit social. Kjo tendence e shfaqur dukshem ne jeten e perditshme te njeriut eshte e shoqeruar me tendencen e theksuar te zgjerimit te indiferentizmit jo human te njeriut per fatin e te tjereve. Prirja e thelluar e anshmerise individualiste ne shoqerine tone po behet gjithnje e me shume e theksuar dhe me sa duket zhvillimet ardhshme te raporteve te shoqerise me individin ne shoqerine tone me siguri qe kjo do te behet tendence sociale mbizoteruese sepse ne shoqerine tone tashme ka tregues sasiore dhe sintetike qe tregojne se gjithnje e me te zbehta po behen marredheniet sociale tradicionale se ndjenjat sociale te solidaritetit dhe humanizmit po demtohen jo aq ne forme se sa ne esencen e vertete te tyre.
Natyrisht eshte vete natyra e kohes moderne jane imperativat e pavarura qe ndodhen organikisht brenda tipologjise se saj qe kane fuqi percaktuese per te ndryshuar ekuacionin social te marredhenieve te njeriut me shoqerine normat morale dhe sociale tradicionale te trasheguara te shoqerise sone Jane ato qe kane ndikuar qe ne shoqerine tone te ndodhe shperthimi i procesit te individualizimit te thelle te marredhenieve midis njerezve midis tyre dhe jetes sociale madje ne menyre eruptive dhe gati te paparashikuar nga pikepamja sociologjike. Padyshim qe brenda kufijve te ndryshimeve te natyrshme qe sjell moderniteti nuk mund te mos shqetesohemi me faktin qe ne ditet tona po perballemi me valet e nje termeti social te dukshem qe po ndikon ne zhvleresimin e ekuacionit social te vjeter te marredhenieve te njeriut me shoqerine duke shpene ne dobesimin e njekohshem te ndjenjave dhe motiveve me natyre humane si dashamiresia altruizmi ndjenjat komunitare etj.
Me sa duket edhe ne shoqerine tone per shkak te natyres liberale te jetes moderne thellimi i individualizmit dhe dominimi i anshmerite subjektiviste te njerezve sot ka kohen e vet dhe eshte bere prirje qe do te thellohet akoma me shume ne shoqerine tone. Filozofia liberale e jetes moderne qe eshte bere sunduese ne shoqerine shqiptare do te jepte efektet komplekse pozitive por dhe perkeqesuese evidente te dukshme por edhe te pritshme qe do te ndikonin ne ndryshimin radikal te tipologjise se jetes sone. Sidomos kur ate e krahasojme me shoqerine tone tradicionale dhe konservatore te se kaluares. Sot eshte bere prirje mbizoteruese tek njerezit konceptimi liberal dhe individualist i se mires jo aq si ndjenje me dimension social sesa si perceptim i ngushte individualist si menyre e pervecme e kenaqesise qe deshirohet nga njerezit te cilet duan te ecin ne jeten personale pa u penguar pa shume percaktime sociale qe i pengojne ata ne rrugen e plotesimit te deshirave ne rrugen e arritjes se suksesit qe ne kohen tone kane marre forma te ultra-personalizuara.
Por menyra jone e jeteses e bazuar ne filozofine e individualizmit ne shoqerine tone nuk eshte ne standardet e verteta te menyres dhe stilit te jeteses liberale apo ne perputhje me normat e pranuara te stilit individualist te te jetuarit. Ne shoqerine tone gjerat po rrjedhin ne menyre spontane dhe kaotike. Ndikimi social i pergjithshem ne orientimin pozitiv te ekuacionit social te jetes shoqerore dhe raporteve te saj me jeten e personalizuar pothuajse mungon. Cdo gje ka filluar te rrjedhe vete pa ndikime dhe influenca orientuese qe jane te domosdoshme per te rregulluar marredheniet e individit me veten te tjeret dhe shoqerine tone ne teresi. Ne te gjithe shoqerite moderne te kohes sone ka perpjekje sociale interpretime sociologjike dhe ndikime filozofike per te influencuar ne menyre direkte apo te terthorte per te modifikuar dhe rregulluar disa parime te liberalizmit duke i mbrojtur njerezit nga perceptimi eksentrik i ekuacionit social qe ne shume raste ka dhene shume shformime sociale dhe deformime ontologjike shoqerise dhe jetes sone.
Ne kete kontekst na duhet nje pune komplekse per te rregulluar situaten sociale ne shoqerine tone per te garantuar masen moderne ne marredheniet e individit me shoqerine dhe ndikimin e anasjellte te tyre. Kemi nevoje se pari per te perpunuar me thelle mendimin dhe konceptet orientuese baze sidomos ato me natyre filozofike dhe sociologjike si kusht per te orientuar me mire rregullimet e ketij raporti bazal te funksionimit te ekuacionit social te jetes sociale. Nuk besoj se eshte e tepert puna qe duhet te bejme kudo ne institucionet sociale te edukimit dhe komunikimit masiv ne menyre qe te krijohen kushtet qe niveli i qyteterimit tone te rritet qe marredheniet individ-shoqeri te stabilizohen duke ndihmuar te gjithe ne perfundimin e betejes se perbashket sociale per te vene rregull dhe shmangur konceptimin e gabuar te idese liberale e cila nuk eshte gjithnje e barabarte me shoqerine private apo e bazuar thelbesisht ne motivet egoiste te ngushta te individit te pervecem i izoluar nga shoqeria dhe te tjeret
14 Tetor 2010