Serbi, Tadiç e Daçiç bien dakort për formimin e koalicionit

Partia Demokratike e Boris Tadiç dhe Partia Socialiste, që dikur drejtohej prej Sllobodan Millosheviçit, kanë arritur marrëveshje për të riformuar koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve, duke lënë jashtë Partinë Përparimtare serbe.
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, që në zgjedhjet parlamentare është renditur e dyta, tha se socialistët, që u renditën të tretët në zgjedhjet e së dielës, do të mbështesin liderin e Partisë Demokratike, Boris Tadiç për një mandat të tretë si president serb në balotazhin e 20 majit kundër liderit të partisë Përparimtare Tomisllav Nikoliç.