E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan paralajmëron luftë civile në Siri

Anan tha se fuqitë e mëdha ishin “thellësisht të shqetësuara” se dhuna në Siri po precipiton në një luftë civile.
Ai shprehu edhe një herë zotimin se do të vendosë 300 monitorues në vend deri në fund të muajit. Duke iu adresuar Këshillit të Sigurimit nga qyteti zviceran i Gjenevës me video-konferencë, Anan tha se në Siri kishte rritje të ndjeshme të bombardimeve ç‘ka ishte me të vërtetë shqetësuese.

Siria hyri në një armëpushim të monitoruar nga OKB-ja me 12 prill, porse ai rezulton të jetë respektuar shumë pak, e kështu Anan i kujton Presidentit Bashar Al-Asad se përpjekja për të vendosur paqe në Siri nuk do të zgjasë pa fund.

Duke paralajmëruar një udhëtim të dytë në Damask, Anan tha se një luftë civile në Siri nuk do të kishte ndikim vetëm mbi Sirinë, por mbi të gjithë rajonin.

Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit, i cili ka hyrë në fuqi me 12 prill parashikon:

1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.

2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.

3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.

4. Autoritetet duhet të rrisin ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.

5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në cdo cep të vendit.

6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-09 10:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›