E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Tadiç: OSBE riforcim kontrollit në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

BEOGRAD- Partia Demokratike (DS) e presidentit serb në ikje, Boris Tadiç, i kërkoi OSBE-së të riforcojë, pas akuzave për mashtrime zgjedhore, misionin e vëzhguesve për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

"Ne i kërkojmë OSBE-së (...) të rrisë numrin e vëzhguesve në qendrat e votimit në Serbi me qëllim për të riforcuar kontrollin e procesit zgjedhor'', theksoi DS në një komunikatë.

"Ne ju kërkojmë të merrni pjesë në mënyrë shumë të konsiderueshme në procesin zgjedhor dhe të ndihmoni që turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të zhvillohet në qetësi dhe pa incidente, me qëllim që vullneti i shqprehur nga qytetarët gjatë zgjedhjeve të mos vihet në pikëpyetje'', shtoi ajo.
Kandidati për zgjedhjet presidenciale i opozitës nacionaliste populiste, Tomislav Nikoliç dhe partia e tij serbe për Progres (SNS) denoncun mashtrimet gjatë zgjedhjeve të përgjithshme më 6 maj në Serbi.

Komisioni zgjedhor qendror hodhi poshtë anksesat e depozituara nga SNS duke konfirmuar se ato nuk kishin asnjë provë për mashtrime në zgjedhje.
Rreth 1 500 vëzhgues ndërkombëtarë dhe lokalë ndoqën zgjedhjet e 6 majit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›